Sipas MeteoAlb: Deri mesditë; i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore; Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu; E njëjta stuatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.