Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta; të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit; her pas here shoqëruar me stuhi të forta ere; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të permirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare DHE e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 6 ballë.