Do të MBETET territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore; më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites; Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.