Masat e nxehta Afrikane do të vijojnë ndikimin e tyre edhe në republikën e MV duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë paradites; parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të shpeshta në zonat veriore dhe verilindore POR nuk priten reshje; Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të mbetet dominante edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga  11°C vlera më e ulët e shënuar në Dibër deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në qytetin e Shkupit;  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.