Gjatë paradites; Maqedonia e Veriut do të paraqitet nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë terriorin, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të lehta të vranësirave; Parashikohet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat Lindore të Maqedonisë së Veriut, POR nuk pritet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ohërit deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë lehtë; duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.