Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në gjysmën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Temperaturave të ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga  10°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë që do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor.