Maqedonia e Veriut do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në të gjithë territorin e vendit. POR në orët e mesdites dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, KU herë pas- here do të gjenerojnë rrebeshe shiu; më të theksuara në zonat Perëndimore – Jugperëndimore. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës vonë parashikohet që vranësirat të dobësohen duke sjellë dhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.