Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë terriorin, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të lehta të vranësira. Parashikohet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ohërit deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë lehtë; duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor