Republika e Maqedonisë së Veriu parashikohet që përgjatë gjithë 24 – orëshit në pjesën më të madhe të territorit të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU gjatë paradites kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja vonë do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore dhe perëndimore; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.