Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën dominimin e intervaleve me diell në të gjithë terriorin, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të lehta të vranësira. Parashikohet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat Lindore të Maqedonisë së Veriut, POR nuk pritet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje;  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ohërit deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.