Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe jugperëndimore; duke rrezikuar reshje të izoluara shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 31°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në qytetin e Prizrenit; Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.