Do të depërtojnë më thellë; masat ajrore me origjinë Veriu i Afrikës; duke sjellë edhe në republikën e Kosovës mot të kthjellët gjatë gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimalet duke u luhatur nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor.