Pjesa e parë e ditës MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Ndërsa pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje të pakta shiu; më të dukshme në skajin verior dhe Veriperëndimor; Mbrëmja dhe nata do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor