Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cila më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore të vendit. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. POR në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje. Mbrëmja sjellë largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Jugperëndimor.