Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti largojë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës; Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatar; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor.