Orët e parë të mëngjesit në Kosovë parashikohet të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Qëndrore. POR duke filluar orët e mesditë dhe përgjatë pasdites vranësirat do të shfaqen në të gjithë Republikën e Kosovës. Pritet që vranësirat në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të pësojnë zhvillime të përkohëshme gjatë pasdites, duke krijura mundësi për reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR do të mbeten të pandryshuara maksimumet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.  Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor.