Territori i Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët KU më të dukshme kthjellimet priten në zonat Jugore – Jugperëndimore; Ndërsa pjesa e dytë e ditës gradualisht parashikohet të sjellë në pothuajse të gjithë Republikën e Kosovës kalime të lehta të vranësirave, KU më të theksuara do të jenë në orët e mbrëmjes në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.