Republika e Kosovës gjatë mëngjesit dhe mesditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat pritet që më të dukshme të jenë në zonat Veriperëndimore. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu. Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore të Kosovës.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi permanent Verior.