Deri në orët  e mesditës  e gjithë Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shfaqje të vranësirave të pakat në zonat Veriore dhe Lindore, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorin do të vijojë të PARAQITET nën dominimin e kthjellimeve, KU më të dukshme pritet që kthjellimet të jenë në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR  vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.