Masat ajrore të qëndrueshme, kanë përfshirë edhe Republikën e Kosovës do të sjellin në vend alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, të cilat parashikohet që të sjellin në orët e para të mëngjesit dhe përgjatë mesditës në territorin e Kosovës dominim të intervaleve të gjata me diell. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë grumbullim të vranësirave nëpër Kosovë, KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke sjellë shira të izoluar; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Mitorvicës deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi.  Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor