Orët  e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët në të gjithë territorin e republikës së Kosovës; NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimatre nëpër të gjithë territorin e Kosovën POR më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin Verior dhe Verilindor; megjithat nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RENIE të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga 9°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës;  Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas-here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi  30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.