Republika e Kosovës përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në pjesën e parë të ditës intervale të gjata me diell KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa në orët e pasdites parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës, POR nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h kryesishtë nga drejtimi Veriperëndimor.