Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke sjellë dominim të kthjellimeve POR gjatë orëvë të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare nëpër të gjithë të Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor; Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar në Podujevë  e Mitrovicë deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës;  Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24-orëshit; me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.