Ishujt Britanikë si edhe vendet Nordike janë përfshirë nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlerat më ekstreme priten në gadishullin Peloponez, Italinë Jugore si edhe rajonin e Ballkanit.