Fundjava pritet të jetë dinamike sa i përketë kushteve të motit. Sipas meteorlorogëve vranësirat do të shtohen pas mesditës së të shtunës, duke bërë që pezente të jenë dhe reshjet sidomos të dielën. “Parashikohet në fakt që vranësirat të jenë prezente në pjesën e dytë të shtunës ku zonat veriperëndimore dhe disa zona përfshirë Tiranë, Elbasan, Librazhd të ketë momente të pakta, le të themi me pika shiu. Dita e dielë që nga mesdita dhe në vijim pritet të sjellë zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje ku më së shumti do të jenë reshje shiu, për shkak të rritje së temperaturave. Megjithatë, në majat e maleve, reshjet do të jenë në formën e dëborës”, shprehet Lajda Porja.    Meteorologët parashikojnë se temperaturat do të pësojnë rritje me disa gardë, pasi rryma ajrore e ftohtë që kishte prekur Ballkanin po largohet. “Masa e ftohtë po largohet drejt vendeve lindore dhe duke na sjellë një masë ajrore disi më të ngrohtë me origjinë perëndimore, gjë e cila do të sjellë menjëherë rritje të temperaturave, duke bërë që e shtuna të ketë rritje, me të paktën, 2-3 gradë në orët e para të mëngjesit dhe një tjetër rritje në mesditë. Dita e dielë do të ndryshojë totalisht tablonë e motit. Mbetemi me temperaturam mjaft të larta, minimalet ngjiten në 5 ose 6 Gradë në zonat malore, maksimalet deri në 23-24 gradë”, thotë Porja.       Problematik do jetë dhe paramatri i erës. “Gjatë natës kemi një shtim të intensitetit të erës, do të jetë një erë e ngrohtë me origjinë nga jugu. Megjithatë do të jetë mjaft e fortë duke sjellë edhe le të themi probleme në trafikun detar, sidomos të shtunën në mbrëmje dhe të dielën ku shpejtësia e erës do të jetë edhe 65 kilometra në orë, duke sjellë një det të trazuar”, tha Lajda Porja. Fillimi i javës tjetër do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet pothuajse në të gjithë vendin.