Lionel Messi të enjten shënoi golin më të shpejtë në karrierën e tij vetëm 79 sekonda pas fillimit të ndeshjes miqësore kundër Australisë. Argjentina fitoi ndeshjen miqësore me ndihmën e Messit dhe German Pezzellas në Kompleksin Sportiv Punëtorët e Pekinit. Në fitoren 2:0, Messi shënoi një supergol nga distanca ndërsa u asistua nga Enzo Fernandez. Ndërkohë, Messi pritet t’i bashkohet klubit të ligës elitare amerikane të futbollit MLS, Inter Miami, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain në fund të muajit. Kapiteni 35-vjeçar udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar. Messi shënoi shtatë gola në Katar 2022, duke udhëhequr Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës. atsh