Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMesi “vjen” në Tiranë

Mesi “vjen” në Tiranë

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco po realizon në një prej fasadave në kryeqytet portretin gjigand të Lionel Mesit, që konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave. Muralja e Mesit do jetë te godinat e reja të konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty. Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë medieve ndërkombëtare. “Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisë së Dekorit nga bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart. Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku fasadat e mureve në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments