Më 5 janar 1555, Gjon Buzuku përfundoi së shkruari veprën e parë që njohim në gjuhën shqipe, “Mesharin”. Vetë autori, dom Gjon Buzuku shkroi në pasthënien e “Mesharit”, kësaj vepre monumentale të gjuhës shqipe, se e nisi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi së shkruari më 5 janar 1555. Në vitin 1740 “Mesharin” e zbuloi në Bibliotekën e Propaganda Fide-s, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Kopje të “Mesharit” gjenden edhe në Bibliotekën Kombëtare. ATA