Ne synojmë të fillojmë një kurs të ri në politikën e migracionit dhe t’i japim fund emigracionit të parregullt, theksoi kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz.

”Do të kryhen kontrolle kufitare kombëtare dhe kërkesat për azil do të refuzohen. Do të nisim një ofensivë riatdhesimi. Ne do t’i japim fund programeve të pranimit vullnetar, do të pezullojmë bashkimet familjare dhe do të rrisim ndjeshëm numrin e vendeve të sigurta të origjinës”, shtoi ai.

“Në këtë kontekst, ne do të ndryshojmë edhe një herë ligjin e shtetësisë: natyralizimi do të jetë i mundur përsëri vetëm pas pesë vjetësh. Ne duam të forcojmë sigurinë e brendshme të Gjermanisë”, theksoi ai.

Udhëheqësi konservator tha gjithashtu se “ne do të lejojmë autoritetet e sigurisë të mbajnë adresat IP për tre muaj dhe kompetencat e policisë federale do të rriten”.