Afati dimëror i transferimeve ka përfunduar ndërsa Kupa e Botës FIFA në Katar dëshmoi se ishte një kompetecion i frytshëm për yjet e futbollit që shpresojnë të ndryshojnë klubet. Klubet e famshme angleze shpenzuan një rekord prej 815 milionë funte (1 miliard dollarë) në afatin kalimtar të janarit. Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin pothuajse 40 për qind më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në Premier Ligën angleze të vitit 2018.Një vështrim i transfereve më të shtrenjta në të gjithë Evropën: Enzo Fernandez, Chelsea “Blutë” bënë një nga transferimet më të bujshme në futboll duke sjellë në radhët e tyre yllin e famshëm Enzo Fernandez nga Benfica. Mesfushori 22-vjeçar u largua nga Portugalia me një kontratë 3.5 vjeçare me vlerë 121 milionë euro (131 milionë dollarë). Gjithashtu edhe kontrata afatgjate që tejkalon 100 milionë funte (123 milionë dollarë) për të cilën Manchester City pagoi për Jack Grealish nga Aston Villa, e cila konsiderohet marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit britanik. Fernandez, i cili më parë ka luajtur për River Plate, ishte pjesë kombëtares së Argjentinës në fitoren e Botërorit në Katar 2022. Lojtari argjentinas është transferimi i nëntë i “të kaltërve” në afatin kalimtar të janarit, pasi më parë blenë David Datro Fofana, Joao Felix, Mykhaylo Mudryk, Benoit Badiashile, Andrey Santos, Noni Madueke, Malo Gusto dhe Gabriel Slonina. Mykhailo Mudryk, Chelsea Një nga futbollistët më të mirë të rinj botëror, anësori ukrainas Mykhailo Mudryk përfundoi transferimin e tij në Stamford Bridge nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje 3.5 vjeçare. Shakhtar Donetsk mori 70 milionë euro (75 milionë dollarë) për lojtarin dhe 30 milionë euro të tjera janë parashikuar si pagesë bonus. Pas ceremonisë së nënshkrimit, pronari dhe presidenti i Shakhtar-it, Rinat Akhmetov publikoi një deklaratë në lidhje me transferimin e Mudryk, duke thënë se “Klubi do të ndajë 25 milionë dollarë për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe familjet e tyre”. Mudryk shënoi 12 gola dhe bëri 17 asiste në 44 ndeshje për Shakhtar-in, ndërsa ka tetë paraqitje për kombëtaren e Ukrainës. Anthony Gordon, Newcastle United Të gjithë sytë do të jenë te Anthony Gordon pas transferimit të tij të bujshëm prej 45 milionë funtesh (55 milionë dollarë) te Newcastle United nga Evertoni. Futbollisti 21-vjeçar tashmë është një anësor i talentuar i cili njihet si një sulmues i rrezikshëm. Gordon, i cili u transferua në St. James Park me një kontratë afatgjate, pati 78 paraqitje për Toffees, duke shënuar shtatë gola. Sipas Sky Sports, Gordon iu bashkua Newcastle-it në një kontratë 55 milionë dollarësh nga Toffees me një potencial shtesë prej 5 milionë funtesh (6.1 milionë dollarë). Cody Gakpo, Liverpool Gakpo, një talent i PSV-së, bëri paraqitje për ekipin e parë të klubit holandez midis 2018 dhe 2022. I lindur në Eindhoven, Gakpo fitoi titullin holandez në 2018 dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar. Futbollisti 23-vjeçar luajti për Holandën në Kupën e Botës FIFA, duke shënuar tre gola në pesë ndeshje. Liverpooli solli Cody Gakpo për një tarifë transferimi prej 46 dollarësh nga PSV, sipas Sky Sports. Benoit Badiashile, Chelsea Chelsea nënshkroi me mbrojtësin francez Benoit Badiashile nga Monaco për 43 milionë dollarë në një kontratë 7.5 vjeçare. Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë pjesë e Ligue 1 në pesë sezonet e fundit dhe së fundmi bëri debutimin e tij për kombëtaren e Francës, pasi kishte përfaqësuar Les Bleus dy herë. Badiashile mburrej me përvojë të konsiderueshme në Ligue 1, ku kaloi pesë sezone, duke shënuar gjashtë gola. “Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për këtë klub. Mezi pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë”, tha Badiashile pas ceremonisë së nënshkrimit. Joao Cancelo, Bayern Munich Joao Cancelo u transferua te Bayern Munich në huazim deri në fund të sezonit nga Manchester City, me një opsion blerjeje prej 76 milionë dollarësh. Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar e filloi karrierën e tij profesionale në Benfica dhe kishte kaluar në Valencia, Inter Milan dhe Juventus përpara se të bashkohej me Manchester City-n në vitin 2019. Lojtari portugez ka 41 paraqitje për kombëtaren portugeze dhe fitoi Ligën e Kombeve të UEFA-s në vitin 2019. ATSH