Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISMenaxhimi i Parkut të Bylisit, ruajtje dhe restaurim i trashëgimisë kulturore

Menaxhimi i Parkut të Bylisit, ruajtje dhe restaurim i trashëgimisë kulturore

Ky plan synon rritjen dhe ruajtjen, përdorimin dhe atraksionin e aseteve të trashëgimisë kulturore në qytetet antike të Bylysit dhe Klosit. Në këtë dëgjesë të dytë u diskutua mbi objektivat e menaxhimit dhe aktivitetet kryesore të propozuara, të tillë si: Ruajtja dhe Restaurimi i trashëgimisë kulturore; Përmirësimi i aksesueshmërisë, infrastrukturës civile dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së pasurisë dhe trashëgimisë kulturore; Aktivitete të zhvillimit ekonomik lokal; Zbatimi i administrimit të vlerave të trashëgimive kulturore, etj. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se mirëpret të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet, të cilat do të trajtohen dhe shqyrtohen në vazhdim me gjithë kujdesin e nevojshëm. E pranishme gjatë kësaj dëgjese, deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur: “Kundër një koncesioni për Bylisin dhe pro një menaxhimi ku shteti shqiptar ka menaxhimin dhe studiuesit shqiptar kanë drejtimin”. Zhupa kërkoi “transparencë për fondet e Bashkimit Europian dhe larg duart të klientëve të zakonshëm që kanë vënë sytë te trashëgimia kulturore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments