Në Komunën e Trentos në Itali është vendosur memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Në këtë ceremoni të organizuar nga shoqata “Teuta” e drejtuar nga Leonora Zefi, morën pjesë Kreu i Bashkisaë Lezhë, Pjerin Ndreu, Elisabetta Bozzarelli, Këshilltare e Komunës së Trentos, e ngarkuara për Kulturën, Rininë dhe Sportin, Franco Laneselli, Kryetari i Komunës së Trentos si dhe shumë personalitete lokale italiane dhe pjestarë të komunitetit shqiptar që jeton në Trento dhe në vende të tjera. Ceremonisë së zbulimit të memorialit, i parapriu një konferencë me referate për heroin tonë kombëtar ku referoi dhe drejtuesi i Muzeut Lezhë, Paulin Zefi. Kryebashkiaku Ndreu u shprehu mirënjohje të thellë drejtuesve të Komunës së Trentos dhe të gjithë atyre që bënë të mundur vendosjen e memorialit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, si dhe për mbështetjen që i japin komunitetit shqiptar në integrimin në jetën shoqërore italiane.https://ata.gov.al/2022/10/23/memoriali-i-skenderbeut-vendoset-ne-komunen-e-trentos/
Memoriali i Skënderbeut vendoset në Komunën e Trentos
RELATED ARTICLES