Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMeloni: Qeveria e re do të mbështesë Ukrainën

Meloni: Qeveria e re do të mbështesë Ukrainën

Giorgia Meloni ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e plotë të qeverisë së saj të ardhshme pas fitores në zgjedhjet parlamentare, në një postim në Twitter, drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky. “Ju e dini se mund të besoni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe ruani besimin tuaj të palëkundur!”, tha Meloni, e cila do të udhëheqë koalicionin e krahut të djathtë në pushtet, pasi aleanca e saj siguroi një shumicë absolute të vendeve parlamentare në zgjedhjet e Italisë, në fundjavë. Zelensky e uroi Meloni në një postim në Twitter duke falënderuar Italinë për ndihmën e saj mes të pushtimit rus të Ukrainës. Kryeministri aktual, Mario Draghi ka qenë gjithmonë i qartë në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe dërgesat e armëve në Kiev, pas pushtimit rus të Ukrainës rreth shtatë muaj më parë. Meloni gjithashtu ka dënuar ashpër Rusinë dhe duke theksuar vazhdimisht në muajt e fundit, se ajo ishte në anën e Kievit.https://ata.gov.al/2022/09/28/itali-meloni-qeveria-e-re-do-te-mbeshtese-ukrainen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments