Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMeloni: Më shumë veprime kundër keqbërësve të klimës

Meloni: Më shumë veprime kundër keqbërësve të klimës

Kryeministrja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni ka bërë thirrje për më shumë veprime kundër keqbërësve më të mëdhenj të klimës midis kombeve. Gjatë fjalimit të saj në Konferencën Botërore të Klimës, në Egjipt, Meloni tha se lufta kundër ndryshimit të klimës është një përpjekje e përbashkët dhe kërkon angazhimin e plotë të të gjitha vendeve dhe aktorëve ndërkombëtarë. “Fatkeqësisht, duhet ta pranojmë se kjo nuk po ndodh”, theksoi ajo. Vendet më të përkushtuara rrezikuan të paguanin një çmim të lartë, në ndryshim nga shtetet që janë kryesisht përgjegjës për emetimet e CO2 në Tokë. “Kjo është paradoksale dhe nevojiten masa për të adresuar këtë çekuilibër”, shtoi ajo. “Nëse kjo nuk ka sukses, të gjitha përpjekjet dhe ngjarjet, si COP27 në Sharm el Sheik, mund të jenë të kota. Bota është në një pikë vendimtare të historisë dhe duhet të gjejë zgjidhje tani, i detyrohet brezave të ardhshëm”, tha ajo. Meloni tha se Italia dëshiron të vazhdojë angazhimin e saj për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Vendi mesdhetar po përpiqet të përdorë burimet e gjelbra të energjisë dhe diversifikim e tyre.https://ata.gov.al/2022/11/08/egjipt-meloni-me-shume-veprime-kunder-keqberesve-te-klimes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments