Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMeloni: Ka shumë çështje për të cilat ne duhet të punojmë së...

Meloni: Ka shumë çështje për të cilat ne duhet të punojmë së bashku

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se, BE ka një përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Meloni takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, i pari që zhvillohet në rajon. Në një prononcim për mediet e vendase dhe ndërkombëtare, Meloni u shpreh se, “kemi një përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos edhe për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Është e rëndësishme që të forcojmë procedurat për hyrjen e këtyre vendeve në BE”. “Mendoj se ka shumë çështje për të cilat ne duhet të punojmë së bashku, sa i përket ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe çështjeje të tjera të cilat ju e dini që Italia është e angazhuar plotësisht. Prandaj do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, për shumë çështje, si roaming etj, të cilat do të diskutohen dhe siç e dini sigurisht që mund të keni besim tek Italia në lidhje me këtë”, tha Meloni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments