Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMelatonina për të mposhtur pagjumësinë

Melatonina për të mposhtur pagjumësinë

Katër miligramë në ditë tre orë para gjumit. Në këtë kohë dhe me këtë dozë, melatonina është vërtet efektive kundër pagjumësisë, sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Pizës. “Për herë të parë studimi ynë jep indikacione të sakta se si të përdoret në mënyrë efektive melatonina për të nxitur gjumin. Deri më tani studimet e kryera kanë dhënë rezultate jokonsistente: hipoteza jonë është se ajo varej nga skema e administrimit, nga një kombinim jo fiziologjik i kohës dhe dozës”, thekson Ugo Faraguna, koordinator i studimit. Analiza u krye në 26 studime të rastësishme të publikuara midis 1987 dhe 2020, për një total prej 1689 vëzhgimesh mbi pacientët me pagjumësi dhe vullnetarë të shëndetshëm, të cilët vlerësuan efektin e administrimit të melatoninës në gjumë. Krahasuar me indikacionet më të përdorura në praktikën klinike, pra 2 mg 30 minuta para gjumit rezultatet tona sugjerojnë se për të optimizuar efektin e melatoninës është e rëndësishme të çoni përpara administrimin në 3 orë para gjumit dhe të rrisni dozën”, shton ai. Në 4 mg në ditë, përveç parashikimit, koha e administrimit duhet të personalizohet në bazë të ritmit të gjumit/zgjimit të secilit pacient, në mënyrë që të riprodhohet prodhimi natyral i melatoninës tek njerëzit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments