MEKI, Projekte inovative për artin, kulturën dhe trashëgiminë

0
8

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për propozime, ide për projektet më kreative e inovative për kulturën, artin, dhe trashëgiminë kulturore për vitin 2024. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se thirrja për pranimin e projekteve do të jetë e hapur deri më 1 mars. “Një Ftesë për të Shkëlqyer në Botën e Krijimtarisë, Artit dhe Kulturës.

Aplikoni për të fituar mbështetje financiare për projekte të frymëzuara nga dashuria për atdheun tonë, nga thesari kulturor e traditat kombëtare, nga arti bashkëkohor e talenti, për aktivitete vendore e me pjesëmarrje ndërkombëtare por edhe me vëmendje për të gjitha komunitetet, në një gjeografi diversiteti e respekti për të gjitha ndjeshmëritë, prirjet e ëndërrimet, duke u bërë katalizator edukimi e pasurimi të jetës kulturore në Shqipërinë plot hire e histori”, tha ministri.