MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

0
1

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bën me dije se në tre muajt e parë të vitit 2024 vendi ynë shënoi rritje me 47 % të vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, krahasuar me vitin e shkuar. Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së inovacionit. Statistikat e fundit të MEKI-t tregojnë se Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë jo vetëm për bregdetin e mahnitshëm dhe Alpet madhështore, po përditë e më shumë edhe me trashëgiminë e saj të pasur kulturore. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Agjencia Kombëtare e Turizmit sjell këtë kolazh fotosh nga muzetë në Shqipëri.