Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMehaj: Ushtria jonë ka kapacitete luftarake për mbrojtjen e vendit

Mehaj: Ushtria jonë ka kapacitete luftarake për mbrojtjen e vendit

Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai është shprehur se ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës. “Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, shkruan ai në Facebookhttps://lajme.rtsh.al/artikull/kosove-situata-e-tensionuar-mehaj-ushtria-jone-ka-kapacitete-luftarake-per-mbrojtjen-e-vendit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments