Një biletë e vetme e shitur në një dyqan pijesh alkoolike “ShopRite” në Neptune Township, në Nju Xhersi kishte të gjithë numrat fitues në shortin e së martës në mbrëmje për çmimin e parë të “Mega Millions” prej 1,13 miliardë dollarësh, shkruan “New York Post”.
Dyqanit “ShopRite Liquor” iu dha një çek bonus prej 30,000 dollarësh për shitjen e biletës fituese. “Është jashtëzakonisht emocionuese”, tha Richard Saker, presidenti i kompanisë që drejton “ShopRite”, duke shtuar se paratë nga lotaria do t’i dhuroheshin programit “ShopRite Partners in Caring”, i cili mbështet 2200 bamirësi që luftojnë urinë.
Megjithatë, nuk është bërë i ditur ende identiteti i miliarderit të ri që bleu biletën. Kjo është hera e gjashtë që çmimi i shorteut “Mega Millions” i tejkalon 1 miliard dollarë. Fitorja e xhekpotit të së martës është çmimi i pestë më i madh në historinë e lojës. Xhekpoti i parë i vitit 2024 u kap pas 30 javësh rresht pa një fitues të “Mega Millions”