Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMedvedev: Të pezullojmë marrëdhëniet diplomatike me BE

Medvedev: Të pezullojmë marrëdhëniet diplomatike me BE

Ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, nënkryetar aktual i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, propozoi pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Evropian. Ai akuzoi drejtuesit e BE-së për cilësimin e rusëve si “qytetarë të dorës së dytë”. Komenti i Medvedevit, në kanalin e tij Telegram, vijon lajmet e qarkulluara në median ruse sipas të cilave, në bazë të sanksioneve evropiane tashmë në fuqi prej disa kohësh, qytetarëve rusë të cilët udhëtojnë në Bashkimin Evropian nuk u lejohet të sjellin me vete një serë produktesh, madje as nuk mund të udhëtojnë me makina me targa ruse. ”Ata u thonë të gjithë rusëve, drejtpërdrejt dhe pa hezitim, fjalët ‘ju jeni qytetarë të dorës së dytë për ne”, shkruan Medvedev. ”Pra, sanksionet evropiane nuk janë të drejtuara kundër Kremlinit. Ato janë një shuplakë për çdo qytetar rus”, shton ai. Medvedev pyet se çfarë duhet të bëhet përballë kësaj situate. ”Patjetër që nuk duhet të vendosim kufizime si hakmarrje ndaj qytetarëve evropianë… Ne thjesht duhet të pezullojmë marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Evropian”, thotë Medvedev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments