Gazetat sportive dhe portalet e lajmeve anembanë globit kanë lavdëruar Lionel Messin dhe Argjentinën, pasi ata fituan titullin e Kupës së Botës në Katar pas fitores së mbrëmshme me anë të penalltive (4-2) kundër Francës. “Argjentina është kampione e botës. Argjentina është kampione e botës. Duhet ta përsërisim për ta besuar”, shkruan gazeta argjentinase ”La Nacion”. E përditshmja sportive ”Olé” shkroi se “bota është një vend më i drejtë tani” dhe se ”Messi u bë lojtari më i mirë në botë”. “Na fal, Diego”, tha gazeta duke iu referuar futbollistit të madh argjentinas, Diego Armando Maradona, i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores në vitin 1986 të Kupës së Botës. Në Francë, RMC Sport tha “Messi dhe Albiceleste në krye të botës, pavarësisht nga një Francë heroike dhe tregolëshi i Mbappesë”. ”Le Parisien” tha se Franca ishte “afër një mrekullie”, por “u mohua ylli i tretë”. ”L’Equipe” tha se finalja ishte “ndoshta më e bukura në histori”. Tabloidi britanik ”The Sun” e vlerësoi lojën si “finalen më të mirë ndonjëherë”, ndërsa gazeta spanjolle ”Marca” shkroi se “Messi, tani e ke trofeun tënd. E meritove”. Në Brazil, ku shumë shpresonin për një përballje gjysmëfinale kundër rivalëve të Argjentinës, portali i lajmeve GloboEsporte.com shkroi: “Një lojë për t’u kthyer në një libër ose një film. Për historinë e Messit (dhe Mbappesë)”. Skuadra braziliane u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, e cila më pas u mposht nga kampionia aktuale e botës, Argjentina, në gjysmëfinale.https://ata.gov.al/2022/12/19/fokus-media-sportive-boterore-vlereson-fitoren-e-argjentines-ne-kupen-e-botes/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on