Gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sigurimet vullnetare sollën rreth 2,2 miliardë lekë të ardhura, pak më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimeve u rrit me rreth 16%, që do të thotë se më shumë njerëz dhe biznese po marrin masa për t’u mbrojtur nga rreziqe të ndryshme.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive u siguruan mbi 860 milionë lekë të ardhura në total.

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe dëmtimet e tjera ishte më i përdoruri, duke sjellë mbi gjysmën e të ardhurave.

Sigurimi për dëme që mund t’u shkaktohen të tjerëve, si për shembull në punë apo në rrugë, ishte i dyti për nga përdorimi.

Edhe pse të ardhurat nga sigurimi për zjarre dhe fatkeqësi natyrore ranë, numri i njerëzve që e zgjodhën këtë sigurim u rrit.

Sigurimet për aksidente dhe shëndet sollën rreth 387 milionë lekë, pak më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë, sigurimet e jetës shënuan një rritje më të lartë, me 531 milionë lekë të ardhura, ose 13,67% më shumë se në janar-mars 2024