Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se kjo tregon një ekosistem startup-i gjithnjë e më gjithëpërfshirës, ku gratë po marrin më shumë hapësirë për të zhvilluar inovacionin dhe ndërtuar bizneset e së ardhmes.
Për thirrjen e grantit për mbështetjen e startup-eve të vitit 2025 aplikuan gjithsej 411 startup-e.
Përmes një fondi prej 300 milionë lekësh qeveria shqiptare, po mbështet ide dhe sipërmarrje që po ndërtojnë të ardhmen e ekosistemit në Shqipëri.