Britania e Madhe do të punojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar avionë luftarakë të gjeneratës së ardhshme, njoftoi sot kryeministri britanik, Rishi Sunak. “Partneriteti i mbrojtjes do të sigurojë që Britania e Madhe dhe aleatët po kapërcejnë dhe manovrojnë ata që kërkojnë të na bëjnë dëm”, tha Sunak. Downing Street synon që avionët “Tempest” në Britaninë e Madhe, të ngrihen në qiell deri në vitin 2035 dhe të shërbejnë si pasardhës të “RAF Typhoon”. Ambicia është që avionët e zhvilluar në kuadër të programit global luftarak ajror (GCAP) të përmirësojnë aftësitë duke përfshirë avionë pa ekuipazh, sensorë të avancuar dhe armë moderne. Sunak do të nisë fazën e parë të programit gjatë një vizite në RAF Coningsby, në Lincolnshire. “Siguria e Britanisë së Madhe, si sot ashtu edhe për brezat e ardhshëm, do të jetë gjithmonë me rëndësi parësore për këtë qeveri”, tha Sunak para vizitës. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë në krye të progreseve në teknologjinë e mbrojtjes, duke tejkaluar dhe duke manovruar ata që kërkojnë të na bëjnë dëm”, shtoi ai. “Partneriteti ndërkombëtar që kemi shpallur sot me Italinë dhe Japoninë synon të bëjë pikërisht këtë, duke theksuar se siguria e rajoneve Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësorit janë të pandashme”, tha Sunak. “Gjenerata e ardhshme e avionëve luftarakë që ne projektojmë do të na mbrojë ne dhe aleatët tanë anembanë botës duke shfrytëzuar forcën e industrisë sonë të mbrojtjes, duke krijuar vende pune, duke shpëtuar jetë”, tha Sunak. Avioni do të jetë në gjendje të fluturojë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe të ketë aftësinë për të gjuajtur armë hipersonike në të ardhmen. Puna me aleatët do të ndihmojë në ndarjen e kostove dhe sigurojë që RAF të punojë lehtësisht me partnerët e saj më të afërt, me “Tempests” të rinj që janë në përputhje me avionët e tjerë të partnerëve të NATO-s.https://ata.gov.al/2022/12/09/londer-bm-partneritet-me-italine-dhe-japonine-per-ndertimin-e-avioneve-luftarake/
Me Italinë dhe Japoninë për ndërtimin e avionëve luftarakë
RELATED ARTICLES