Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEMD: Nuk ka asnjë projektligj për amnisti deri tani

MD: Nuk ka asnjë projektligj për amnisti deri tani

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot për interesimin e medias rreth një amnistie të mundshme. Në reagimin e saj, Ministria e Drejtësisë sqaroi se deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projektligj mbi një amnisti të mundshme. “Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme. Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim”, thuhet në reagim. Ministria e Drejtësisë u kërkon medieve të përdorin njoftime zyrtare, pasi lajmet e rreme krijojnë konfuzion. “Ministria e Drejtësisë u lutet medieve, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medieve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.https://ata.gov.al/2022/09/24/ministria-e-drejtesise-nuk-ka-asnje-projektligj-per-amnisti-deri-tani/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ