Klubi britanik i futbollit ”Manchester City” dhe Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit njoftuan sot hapjen e një akademie futbolli ”Manchester City” në qytetin e Durrësit, shkruan faqja mancity.com. Struktura e re që pritet të hapet në vjeshtën e 2024, do të përdorë metodologjinë stërvitore të skuadrës së Manchester City-t për t’u siguruar lojtarëve të tij një edukim futbolli të klasit botëror. Me tetë shkolla futbolli të Manchester City në të gjithë botën, kjo është shkolla më e fundit që do të hapet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit të programeve të tij bazë. Përveç akademisë së futbollit, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit do të nisë gjithashtu një akademi elitare në vjeshtën e vitit 2024 për të ofruar një shteg për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga ”City Football Group”, organizata mëmë e Manchester City.