Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me donatorët po punojnë për rikthimin e varieteteve autoktone bujqësore, në qendër të sistemit tonë ushqimor.
Aktualisht institucionet e linjës janë duke mbështetur fermerët dhe agroturizmat që t’i kultivojnë këto varietete produktesh me kujdes dhe sipas standardeve më të mira të prodhimit.
Pjepri i Qarres, me aromë intensive dhe shije natyralisht të ëmbël, është një prej tyre.
Sot varieteti autokton i pjeprit të Qarres është i pranishëm në kuzhinat e agroturizmit dhe i disponueshëm si farë, për t’u kultivuar nga fermerët kryesisht në zonën e Shqipërisë së mesme dhe atë juglindore.
MBZHR dhe programi gjerman për Zhvillimin e qëndrueshëm rural, përmes kësaj iniciative kanë për qëllim të ruajnë produktet bujqësore autoktone, shijet e së kaluarës dhe t’i bëjë pjesë të së ardhmes në kulinarinë shqiptare.