MBZHR: Shqipëria, reforma ambicioze për zhvillimin e akuakulturës

0
0

Një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mori pjesë në Konferencën e Oqeanit 2025, organizuar nga Zyra e OKB-së, në Nicë (Francë).

Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, (GFCM), për transformimin e peshkimit dhe akuakulturës në Mesdhe dhe Detin e Zi.

Gjatë këtij aktiviteti pala shqiptare theksoi rëndësinë e sistemeve ushqimore ujore për sigurinë ushqimore dhe jetesën e qëndrueshme.

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo tha se, në këtë aktivitet “Shqipëria konfirmoi përkushtimin e saj për të ndërtuar një sektor peshkimi dhe akuakulture më të qëndrueshëm dhe elastik”.

Gjatë takimit u prezantuan njohuri, përvoja dhe ide konkrete për të mbështetur transformimin blu në rajon.

Konferenca e Oqeanit e OKB-së (UNOC 2025), ishte një ngjarje e rëndësishme globale për të ardhmen e oqeaneve dhe sistemeve ujore.