Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALEARSIMMBZHR nxitje të rinjve për t’u bërë pjesë e shkollave të mesme...

MBZHR nxitje të rinjve për t’u bërë pjesë e shkollave të mesme profesionale bujqësore

Promovimi i arsimit dhe formimit profesional, si zgjedhje e mirë për të rinjtë dhe si rrugë e sigurt dhe e shpejtë e integrimit të tyre në tregun e punës, vijon të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, i konkretizuar me përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve në shkollat profesionale të vendit. Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për nxitjen e të rinjve për t’u bërë pjesë e shkollave të mesme profesionale bujqësore, duke forcuar kështu sektorin e bujqësisë. Për të informuar të rinjtë mbi potencialin bujqësor të Shqipërisë dhe mundësitë që ofron sektori për ta, MBZHR u bë pjesë e aktivitetit “Ditët e Hapura me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. “Përmes promovimit efektiv, përmirësimit të kurrikulave dhe infrastrukturës, ofrimit të mundësive tërheqëse dhe bashkëpunimit me industrinë dhe komunitetin, mund të sigurojmë që të rinjtë të shohin bujqësinë si një rrugë premtuese dhe e rëndësishme për të ardhmen e tyre”, u shpreh ministrja Anila Denaj në një postim në rrjetet sociale. Arsimi profesional mbase ka mbetur si koncept te nxënësit e prindërit si zgjedhje dytësore, por duhet parë si zgjedhje parësore, pasi sot nevojat e ekonomisë janë shumë të mëdha. Bizneset po kërkojnë forcë të shtuar pune. Sot në arsimin profesional, rreth 60 % e nxënësve punësohen që në vitin e dytë apo të tretë të shkollës. Turizmi, TIK dhe bujqësia kanë kërkesa urgjente për punonjës të kualifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ